Shtyhen bisedimet Kosovë-Serbi, asgjë nga marrëveshja

Shtyhet raundi i radhës i bisedimeve me Serbinë. Udhëheqja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zv.kryeministrja Edita Tahiri i ka thënë nëpërmjet telefonit KTV-së se takimi i radhës, i cili parashihej të mbahej më 14 e 15 qershor në Bruksel, është anuluar me kërkesë të Serbisë.

“Serbia ka bërë tërheqje nga disa elemente. Një veprimi i tillë i palës serbe jo vetëm që është joserioz, por tregon se sinqeriteti i tyre në këto biseda nuk është në nivelin e duhur. Shpresojmë se do të ndërrojë situata”, ka thënë Tahiri për KTV-në.

Ajo ka shtuar se në këtë periudhë janë hapur një varg çështjesh dhe se në takimin e radhës parashihej përmbyllja e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, tregtinë e lirë, energjinë , telekomunikacionin dhe librat kadastralë.

“Pala serbe nuk është tërhequr komplet nga marrëveshjet, por nga disa elemente të tyre”, ka thënë Tahiri. Sipas saj, natyra e sjelljeve politike të Serbisë nuk ka ndryshuar fare. Ndërsa, duke folur për platformën, Tahiri tha se ajo është shpalosur në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Thaçi

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment