Shtatzënat të shmangin pesticidet!

Ekspozimi ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë – qoftë atyre që përdoren në bujqësi ose atyre që përdoren në shtëpi – sjell rrezik të madh për foshnjën që do të lindë.
Substancat kimike të pranishme në këto pesticide mund të kenë ndikim të madh në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijës (kujtesa, mendimi, mësimi etj.) dhe madje mund të zvogëlojnë edhe koeficientin e inteligjencës.

Studimet e realizuara në Universitetin Columbia kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë pasur nivel më të lartë të pesticidit organofosfatik në gjak, kanë pasur mesatarisht shtatë pikë më pak në testet e inteligjencës në moshën shtatëvjeçare.

Shkencëtarët pohojnë se është shumë e rëndësime që të paralajmërohen nënat e ardhshme, por edhe opinioni i gjerë, mbi efektin e dëmshëm të pesticideve, të cilat në një mënyrë rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment