Shqipëria mori pjesë në paradën e homoseksualëve

Flamuri shqiptar është valëvitur edhe në paradën më të madhe të homoseksualëve në Evropë.

Një grup shqiptarësh, pjesë e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Itali, përfaqësuan Shqipërinë në 'Europride 2011', parada më e madhe evropiane e homoseksualëve, lesbikeve, trans-gjinorëve e biseksualëve, e cila këtë vit u zhvillua në Romë, Itali.

Ndërkohë që është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes "PRO LGBT" në Shqipëri dhe "Arcigay" në Itali, që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së këtyre personave në këto dy vende.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment