Shqipëria e Kosova, një abetare

 
Fëmijët shqiptar dhe ato kosovarë do të kenë tashmë tekste të unifikuara të gjuhës shqipe,kështu që fëmijët e klasës së parë do të mësojnë me të njejtën abetare. Këtë të premte u zhvillua një takim mes ministrit shqiptar të Arsimit dhe atij të Kosovës. Në këtë takim u deklarua se janë ngritur grupe punë të përbashkëta, që po punojnë për unifikimin e programeve mes dy vendeve.

“Së shpejti do të kemi tre tekste që do t′i shërbejnë fëmijëve, nxënëseve që do të bazohen në program të njëjtë", tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Këtë vit ministria e Arsimit do të rrisë numrin e kuotave për studentët e Kosovës që mësojnë në Shqipëri.

Diplomat e dhëna nga universitetet pritet të kenë dy logo atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment