Shpëtohet nga doktorët, po i shpërthente zemra

Një 25 vjeçar i cili shkoi në një spital lokal pasi po vuante nga dhimbje gjoksi, ishte tmerruar kur mori vesh se zemra e tij ishte në prag të shpërthimit.
Andrew Bamforth, menaxher supermarketi, mendoi se po vuante një atak në zemër ndërsa po shkonte në punë.

Doktorët në Huddersfield Royal Infirmary thanë se jeta e tij ishte e "varur nga një fije" pasi një skan CT tregoi aortën e tij të ndarë në dy dhe njëra "gjysmë" ishte gati të këputej.

Ai u nxitua në Yorkshire Heart Unit (njësia e zemrës) për një kirurgji emergjente me 27 maj. Atij iu tha se kishte nevojë për një operacion të rrezikshëm, dhe të nënshkruante një formular pasi suksesi i operacionit ishte një në pesë.

"Nuk mendova për gjë tjetër përveçse më shpëtoni" tha Andrews.

Pas 12 orësh në kirurgji dhe katër ditë në kujdes intensiv, ai tani është në procesin e shërimit dhe do të qëndrojë 6 muaj pa punuar.

Andrew po vuante nga sindroma Marfan, një çrregullim gjenetik i indeve lidhës.

Gjaku i Andrews nuk po qarkullonte në mënyrë efektive dhe kjo shkaktoi një çarje në murin e brendshëm të aortës.

Andrew falenderoi të gjithë personat në Yorkshire që i shpëtuan jetën.
(albeu.com)




No comments:

Post a Comment