Shpërthim në Ferronikel, dy të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mesnatë në Ferronikel, ku dy punëtorë janë plagosur. Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është ndie edhe nga lokalitetet e afërta me këtë Fabrikë.

Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut.
Mediat nuk janë lejuar nga menaxheri grek i kësaj furre elektrike të xhirojnë.

Punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate që kanë shkaktuar shpërthimin. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment