Shpenzimet e Man Utd mundësohen nga Katari ?

Vlera e madhe e shpenzimeve të Manchester United këtë verë është duke u financuar nga Katari, gjithnjë sipas njoftimeve të fundit.

The Daily Star Sunday thotë se Sir Alex Ferguson ka arritur 60 milionë £ t’i sigurojë për transferimet e planifikuara, por tani shifra e fondit të Manchester United për të transferuar lojtarë të famshëm sikur rasti i Wesley Sneijder, mund të shkojë në 100 milionë £.

Një top tregtar i futbollit deklaroi natën e kaluar: “Biznesi i transferimeve të United është biseda e lojës”.

“Pyetja e madhe është se nga janë duke ardhur gjithë këto para, duke shikuar nivelin e borxhit tek klubi. Niveli i shpenzimeve është sy-hapur”.

“Paratë janë duke ardhur nga Katari, ku familja mbretoërore dëshiron ta blejë United nga Glazers”.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment