Shkumbin, mbytet 16 vjeçari

LIBRAZHD- Nje 16 vjecar ka humbur jeten ne ujerat e lumit Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur gjate pasdites, ne fshatin Berzheshte, kur adoleshenti me inicialet A.V nga Quksi eshte perpire nga rrjedha e lumit dhe eshte mbytur.

Sipas te dhenave te para dyshohet se adoleshenti nuk ka ditur not e per kete e ka pasur te pamundur te manovroje ne rrjedhen e lumit.

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise, te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e saj.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment