Shkencëtarët: 10 arsye pse duhet bërë seks

Për të gjithë ata që nuk ia dinë vlerat : apo për ata që e quajnë “tabu” dhe e flasin me zë të ulët, kërkimet shkencore japin ca arsye të mirëmbështetura, pse janë të nevojshme marrëdhëniet seksuale (jo thjesht riprodhuese). Sipas shkencëtarëve, seksi ka aftësi terapeutike. Nën çarçafë forcohet sistemi imunitar, stërvitet zemra, kalon stresi, por edhe ndihesh mirë me veten.

1. Aktivë në shtrat, aktivë në jetë
Një kërkim i drejtuar nga “Institute for Advanced Study of Human Sexuality” në San Francisco, në 90 mijë të rritur, ka demonstruar se personat seksualisht aktivë bëjnë më pak mungesa në punë dhe janë shumë më të gatshëm për të dalë nga shtëpia.

2. Mbrojtje nga sëmundjet
Shkencëtarët e “Wilkes University në Pennsylvania” kanë regjistruar një rritje të imunoglobulina A tek ata që kanë të paktën dy raporte seksuale në javë. Prodhimi i këtij antitrupi të fuqishëm rrit mbrojtjen imunitare, duke të mbrojtur nga stuhia e sëmundjeve.

3. Qetësi
Që prej viteve ’50 është dëshmuar se seksi të mban larg qetësuesve. Ky efekt është i lidhur me prodhimin e endorfinës dhe substanca të tjera, gjatë fazës së eksitimit dhe më së shumti të orgazmës. Por nuk mjafton. Sipas seksologut Alfred Kinsey, edhe qetësimi dhe ç’tensionimi muskular krijon një gjendje mirëqenieje.

4. Më vetëbesues
Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme, të bën të ndihesh më mirë me veten dhe rrit autostimën.

5. Në paqe me botën
“Bulletin of Experimental Biology and Medicine” ka publikuar një studim që demonstron se rritja e një hormoni të prodhuar nga hipotalamusi (oksitocina) gjatë raportit, krijon një gjendje të mirë emotive.

6. Të shlyer
Pjesa me madhe e psikologjisë humane rrotullohet rreth konceptit të mirënjohjes: seksi është një nga kënaqësitë më të mëdha që mund të japim e të marrim. Pas një suksesi, një rezultati të mirë, pse të mos ndajmë gëzimin tonë, pikërisht nën çarçafë?

7. Me prostatë të mbrojtur
Janë të shumta studimet që kanë dëshmuar se rreziku i kancerit në prostatë është më i vogël te burrat me një frekuencë të lartë raportesh seksuale.

8. Me një zemër të stërvitur
Me të vërtetë! Ndërsa bëjmë dashuri, sistemi ynë kardiovaskular punon me rreth 120 të rrahura në minutë, e njëjta frekuencë që përllogaritet teksa bëjmë një ecje të shpejtë. Është një kardiofitnes i shkëlqyer.

9. Larg stresit
Arratisja në kënaqësitë seksuale është një mënyrë shumë e mirë për të larguar nga koka problemet e përditshme. Është një eksperiencë tek e cila harron çdo gjë. Është e vërtetë që në gjendje të fortë stresi, stimuli është më i vogël, por nuk mund të mohohet fakti që, kur ndodh, reokupacionet mbeten jashtë dhome, të paktën për pak.

10. Të dashuruar më gjatë
Pavarësisht sa e vjetër, është gjithnjë aktuale. Duke bërë dashuri i thuhen shumë gjëra partnerit, duke komunikuar verbalisht, ose jo. Dhe komunikimi dihet, bën mirë për një marrëdhënie. Nuk është një mister që çiftet me një jetë seksuale të gjallë, zgjasin më shumë e më mirë se ato që nuk kanë intimitetin e duhur.



(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment