Shfrytëzonte gruan si prostitutë, arrestohet emigranti shqiptar

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Firence nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të bashkëshortes së tij.

Policia nuk identifikoi të dyshuarin emigrant rezident në këtë zonë, por njoftoi se për të mos rënë në sy, shqiptari hiqej sikur shëtiste me gruan 36 vjeçare në zonën e parkut Cascine dhe aty kërkonte klientelë për orët e kënaqësisë me pagesë për të shoqen me të cilën jetonte në një banesë në Grosseto dhe kishin një fëmijë 8 vjeçe, vajzë.

Mediat italiane publikuan ditën e sotme lajmin duke iu referuar zyrtarëve të policisë lokale në Firence. Kishte dyshime se shqiptari dhe gruaja e tij e kryenin këtë aktivitet prej disa muajsh dhe agjentët u vunë në ndjekje.


(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment