Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme rreth orës 14:00. Zeka së bashku me Erald Alikan janë grindur me disa persona të tjerë në qendër të qytetit të Tepelenës. Motivi i sherrit ka qenë xhelozia për një vajzë. Ndërkohë që të pranishmit në vendngjarje kanë njoftuar policinë edhe për mbajtjen e një arme nga Olti Zeka në makinë. Pas mbrritjes së policisë Zeka dhe Alika kanë mundur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë model “Audi”.
Policia është vënë në ndjekje dhe në bashkëpunim me forcat e komisariatit të Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin 21-vjeçarit. Atij i është sekuestruar arma si dhe një karikator me fishekë.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment