Sherr mes të rinjve, i djeg berberanën

SARANDË- Një sherr banal mes dy të rinjve ka përfunduar me zjarrvënien e një berberane. Resmi Hysa, 25 vjec i ka bënë zjarrin berberanës në pronësi të shtetasit E.S. nga qyteti i Tepelenës.
Gjithcka ka nisur pas një sherri që cilësohet për motive të dobëta. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të së premtes kur Hysa, pasi theu vetratën e xhamit të berberanës, e pati spërkatur ambjentin e brendshëm me benzinë dhe menjëherë pastaj i ka vënë zjarrin.

Dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme shprehet i dëmtuari, pasi janë djegur orenditë dhe baza logjistike e berberanës që kapnin vlerën e 70 mijë lekëve. Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve, shmangu përhapjen e flakëve të zjarrit në njësitë e tjera tregtare përbri berberanës.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, kanë identifikuar dhe më pas arrestuar në flagrancë, të riun 25 vjecar.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment