SHBA, zjarri përfshin Arizonën, evakuohen banorët

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë 743 kilometra katrorë në zonat malore në lindje të shtetit Arizonës në SHBA.

Më shumë se 2300 forca të shërbimit të zjarrfikëses janë angazhuar në një operacion gjigand për vënien në kontroll të zjarrit.

Tymi që del nga djegja e pyjeve me pisha mund të shihet nga shtetet fqinje si Nju Meksiko dhe Kolorado. Shërbimi meteorologjik ka parashikuar përkeqësim të gjendjes me shtim të erërave të forta.

Guvernatori i Arizonës, Jan Brewer, i cili mbikëqyri me helikopter zonat e mbuluara nga zjarri, e ka cilësuar situatën si “të tmerrshme”.

Shumë banorë të resortit Grir, në Malet e Bardha, u larguan ditën e shtunë, duke braktisur shtëpitë e tyre.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment