SHBA, tornadot infektuese rrezikojnë shëndetin e të mbijetuarve

Si të mos mjaftonin tornadot shkatërruese të muajit maj, qytetarët e Xhoplinit në Misuri përballen me të tjera probleme.
Një infeksion i rrallë kërpudhor ka prekur disa prej të mbijetuarve të fatkeqësisë natyrore, duke i marrë jetën të paktën tre personave.

Viktimat e sëmundjes kishin mbetur të plagosur nga ct dhe po kuroheshin në spital.

Por gjendjen e tyre shëndetësore e ka rënduar infeksioni i quajtur zigomikozë, pasojë, sipas ekspertëve, e copërave që kanë fluturuar në ajër.

Bashkë me to duket se janë shkëputur edhe copa dheu e bimësh, të cilat kanë depërtuar në trupin e të plagosurve duke i infektuar.

Për autoritetet vendase, kjo është një pasojë fatkeqe e tornadove që rrënuan qytetin.

Njerëzit ende nuk e kanë marrë veten mirë nga ajo çfarë ndodhi dhe tani përballen me faktin që paska edhe efekte anësore, thonë ata.

9 nga 900 personat e plagosur në muajin maj nisën të shfaqin simptoma dhimbjeje, enjtje dhe ndryshim të ngjyrës së lëkurës 10 ditë pasi sistemi i frikshëm i stuhive dhe vorbullave të ajror u përplas mbi Xhoplin.

Por në varësi të moshës së personit të lënduar, shëndetit dhe plagëve të marra, mund të ndodhë që të tjera raste të infeksionit të dalin në dritë.

Sipas mjekëve, zigomikoza përhapet shumë shpejt në gjak, ndërsa trajtimi i saj përfshin mjekimin intravenoz anti-fungal dhe heqjen e lëkurës së dëmtuar.

Departamenti rajonal i shëndetit publik ka njoftuar të gjithë spitalet dhe stafin mjekësor mbi mundësinë e shfaqjes së këtij infeksioni tek pacientët e plagosur nga tornadot.


(top channel)

No comments:

Post a Comment