SHBA: “Përkrahim dialogun Prishtinë-Beograd”

Ambasadorja e SHBA-ve në Beograd, Mery Warlick ka thënë se Washingtoni e përkrah fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës pasi e konsiderojnë shumë të rëndësishëm dhe nuk fshehin që në muajt në vazhdim pritet të ketë një përparim të ndjeshëm.
Në një intervistë për gazetën beogradase ‘Politika’, Warlick ka thënë se për SHBA-të çështja e statusit dhe të kufijve të Kosovës është zgjidhur prej kohësh.

“Mbi 70 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë shumë i qartë rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Warlick.
Gjithashtu Ambasadorja amerikane ka theksuar se Washingtoni është fokusuar arritjen e marredhënies sa më konstruktive midis Serbisë dhe Kosovës./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment