SHBA, në gjyq 5 policë të New Orleans-it.

Pesë oficerë policie të akuzuar për hapje zjarri në situatën kaotike të krijuar pas uraganit “Katrina”, në gusht të vitit 2005 në Nju Orlins, kanë dalë në gjykatë.Dy banorë të carmatosur u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në incidentin e ndodhur në Urën Danzixher.

Prokurorët thonë se oficerët vendosën që në fillim të qëllonin dhe pastaj të bënin pyetjet dhe më pas u përpoqën të mbulonin krimin e tyre.

Ndërsa avokatët mbrojtës deklaruan se klientët e tyre kishin frikë për jetën dhe ishin të detyruar të përdornin forcën.

Pjesa më e madhe e Nju Orlinsit u përmbyt nga uragani dhe menjëherë më pas, në të gjithë territorin u përhap dhuna dhe plackitja.

Prokurori Bobbi Berstein deklaroi se policia komplotoi për të vënë një armë në vendin e ngjarjes, të sajonte dëshmi të rreme dhe të falsifikonte raportet për të mbuluar krimin.(top-channel.tv)




No comments:

Post a Comment