SHBA, gruaja djeg të bijën në mikrovalë

Një 29-vjecare nga Kalifornia është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes së të bijës 6-muajshe, duke e futur në furrë me mikrovalë.

Ngjarja ka ndodhur më 17 mars, ndërkohë që vetëm tani policia ka vënë në pranga Ka Yang, tre muaj pas nisjes së hetimeve.

E thirrur nga shërbimi mjekësor, policia kur shkoi në apartamentin e gruas gjetur në trupin e pajetë të vogëlushes Mirabella Thao Lo plagë të cuditshme.

Më pas, autopsia e mjekut ligjor konfirmoi se ishin djegie që përputhen me ato që mund të shkaktojnë furrat me mirovalë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment