Shakira pret fëmijë?

Shakira dyshohet se është në pritje të një fëmije. Thashethemet që e dashura e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique (10 vjet më i ri se këngëtarja), është shtatzënë, qarkullojnë në disa media ndërkombëtare.

Zërat mbi çiftin më të ndjekur nga paparacët spanjollë janë ndezur nga vendimi i papritur i këngëtares për të anuluar “për probleme teknike” një koncert të parashikuar në Almeira, sipas të përditshmes portugeze “Jornal de Noticias”.

Sipas faqes, “Diario Show”, shtyrja mund të ketë lidhje në realitet me shtatzaninë.

Nga çifti për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment