Shakira në një shkollë të Jeruzalemit

Në rolin e ambasadores së UNICEF, këngëtarja kolumbiane Shakira ka vizituar sot “Max Payne - Hand in Hand”, një shkollë në Jeruzalemin Perëndimor.

Në këtë institucion eksperimentohet një kurrikulum edukativ inovativ i bazuar në dygjuhësinë dhe në bashkëjetesën paqësore mes djemve izraelitë dhe palestinezë.

Një shkollë ku leksionet kryhen në gjuhën arabe dhe hebraike dhe çdo klasë ka dy mësues, një izraelit dhe një palestinez.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment