Sërish dallgë rrefugjatësh në Lampeduza

Tre anije që transportonin rreth 700 rrefugjatë nga Afrika Veriore kanë zbarkuar gjatë orëve të fundit në ishullin italian të Lampeduzës.
Dy anije të tjera me rreth 200 klandestinë u diktuan në distancë nga ishulli.

Italia ka vënë në ndihmë të skafeve që shpesh herë rrezikojnë të mbyten, anije të posaçme për transportimin e tyre fillimisht në Lampeduza dhe më pas në qendra të tjera të mbajtjes së emigrantëve.

Shumica e emigrantëve, kryesisht ekonomikë, mësohet të jenë nga Libia që braktisin atë për shkak të situatës konfliktuale që mbizotëron në vend, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë./zoneelire.blogspot.com/


No comments:

Post a Comment