Serbia ta kapërcejë hijen e vet në Kosovë

Në gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" është botuar një letër e ish-përfaqësuesit të lartë në BeH, Christian Schwarz-Schilling me titull "Serbia duhet ta kapërcejë hijen e saj" .

Në këtë letër Shvarc-Shiling shkruan: Pas arrestimit të Ratko Mlladiqit, më 27 maj keni botuar tekstin redaksional të Mihael Martensit 'Pas 16 vitesh', në të cilin me të drejtë shkruan se kjo ky arrestim mund të jetë vetëm fillim në rrugën drejt Evropës.

Sipas tij, Serbia ka qenë e detyruar qëmoti ta bëjë këtë. Më tej shkruan se Beogradi para së gjithash duhet të gjejë zgjidhje se si të sillet me Kosovën, transmeton Koha.

“Askush nuk kërkon, as mund të kërkojë, që Beogradi krahinën e vet të dikurshme ta njohë si shtet të pavarur”, thotë ai, duke shtuar se është e mundshme që të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte më pak se pavarësi.

“Këtij qëndrimi, pas përvojës së madhe me Serbinë - si në Kosovë, ashtu edhe në BeH - më duhet ta kundërshtoj vendosmërisht: ne Serbisë duhet t'ia bëjmë me dije qartë se duhet të kapërcejë hijen e vet dhe të shmangë pengesat të cilat ia ka vënë jo vetëm vetvetes, por edhe tërë rajonit. Për shqiptarët është e padëgjuar tashmë edhe kjo se me çfarë kokëfortësie Serbia gjithkund tenton t'i përjashtojë apo t'i shtyjë anash. A mos tashmë kemi harruar se trajtimi i shqiptarëve, të cilët në Kosovë përbëjnë 90 për qind të popullsisë, në vitet tetëdhjetë i përgjigjeshin strategjisë së nënshtrimit absolut". A kemi harruar e ata madje nën kushtetutën jugosllave gjatë kohës së Titos kanë pasur status autonom dhe të drejta të cilat ndërkaq u shkelën vrazhdë dhe u shndërruan në kundërshti të tyre? A kemi harruar se nga policia, ekonomia dhe administrata në Kosovë janë larguar shqiptarët dhe sesi nën Milloshevicin u vendos diktatura e pakicës katërpërqinshe mbi tërë popullin shqiptar? (...) Serbia aq e forcoi presionin sa 800 mijë shqiptarë u desh të ikin nga vendi, ndërsa Aleanca Perëndimore më 1999 ndërhyri ushtarakisht, sepse nuk deshi që të përsëritet debakli si ai në BeH. Këtë luftë Millosheviqi e humbi. Tani Boris Tadiq akoma mendon se mund ta rivendosë statusin e vjetër të Kosovës si krahinë serbe”, shprehet ai.

Ai më tej shprehet se pasi ekspertiza e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë konfirmoi se shpallja e pavarësisë në asnjë mënyrë nuk është në kundërthënie me të drejtën ndërkombëtare, është koha e fundit që Evropa të bëjë testin e vet shkollor dhe që me pesë vendet evropiane që kanë bërë obstruimin e paraqitjes së qëndrimit të përbashkët të Evropës, të nisin negociatat serioze, në mënyrë që ato sa më parë të ndërpresin kundërshtimin e tyre të pavarësisë së këtij vendi dhe Evropën ta bëjnë sërish vepruese.

“Mos vallë duam që në Evropë të fusin një problem të ri qipriot? (...) Evropa duhet sa më parë që ta bëjë testin e vet shkollor. Rrahja e supeve, dhe urimet për shkak se Serbia pas 16 vjetësh e gjeti rastin e përshtatshëm që Ratko Mladiqin ta dorëzojë në Hagë, kjo me të vërtetë është diplomaci e mjerë e kontinentit tonë të vjetër”, shkruan në fund të reagimit të tij, Kristian Shvarc Shiling. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment