Serbia e gatshme për kompromis

Drejtuesi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka thënë se Beogradi zyrtar është i gatshëm për kompromis, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Në një deklaratë për agjencinë Tanjug, ai ka thënë se Kushtetuta e Serbisë dhe rezoluta për Kosovën në Parlamentin serb janë linjat e kuqe, ndërsa marrëveshja e Prishtinës dhe Beogradit që mund të bëhet gjatë dialogut që po realizohet në Bruksel, nuk di të prek linjat e përmendura.

“Askush nga negociatorët tanë nuk është i gatshëm të tejkalojë linjat e kuqe, dhe kjo është dëgjuar nga negociatorët, por edhe nga presidenti Boris Tadic”, ka thënë Bogdanovic.

Sipas tij, në qeverinë serbe nuk ka asnjë njeri i cili me nënshkrimin e tij do të pranonte pavarësinë e Kosovës.

I pyetur për propozimet për ndarje të Kosovës, Bogdanovic ka vlerësuar se nuk duhet të iket nga çfarëdo teme dhe se Beogradi zyrtar është i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment