Serbia do t’i pranojë pasaportat e Kosovës

Shefi i delegacionit të Beogradit në bisedime për çështjet teknike me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç ka deklaruar sot se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi me pasaporta kosovare.

Në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, Stefanoviç ka thënë se në marrëveshjet e ardhshme do të ketë “shumë gjëra të dobishme” për të dy palët, duke mos paragjykuar me këtë rast statusin e Kosovës.

“Mund të them se ka shumë gjëra të mira nga të cilat do të kenë dobi të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirisht dhe të shfrytëzojnë të drejtat dhe dokumentet e tyre, pa paragjykim të statusit të Kosovës. Besoj se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar besim dhe fleksibilitet më të madh, pasi që, siç e dini, jemi përballuar me shumë vështirësi”, tha Stefanoviç.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment