Serbët në veri: Të mos na imponohet ligji i Kosovës

Protesta dhe bllokimi i rrugëve në veriun e Kosovës të cilën e kanë organizuar banorët serbë të komunës së Zubin Potokut, si reagim ndaj arrestimit të Jevro Pantelicit, do të përfundojë deri të martën nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i pranojnë kushtet e vëna nga organizatorët.

Udhëheqësi i protestës të Zubin Potokut Ratomir Bozhoviq, ka deklaruar se protesta do të vazhdojë dhe do të radikalizohet nëse të martën nuk vjen asnjë sinjal pozitiv nga përfaqësuesit ndërkombëtar.

Ai ka thënë se EULEX-it i është kërkuar që të sillet me neutralitet ndaj statusit të Kosovës dhe që banorëve të veriut të mos iu imponohet ligji i qeverisë së Kosovës, pasi siç ka thënë Bozhovic, ai shtet nuk ekziston.

Udhëheqësit të protestës në veri të vendit, kërkon lirimin e Jevro Pantelicit që është arrestuar për shmangie taksash në Kosovë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment