Serbët e bllokojnë rrugën Mitrovicë-Zveçan

Rreth 300 serbë e kanë bllokuar rrugën në Mitrovicë, në magjistralen për në Zveçan, para hyrjes në stacionin policor, duke kundërshtuar rotacionin e paralajmëruar të komandantëve të stacioneve policore në veri të Kosovës, ku jetojnë kryesisht serbë.

Protestuesit kanë thënë se me vetiniciativë janë tubuar dhe e kanë bllokuar rrugën, në shenjë pakënaqësie për suspendimin e komandantëve të stacioneve policore në veri prej një muaji nga ana e Policisë në Kosovës, pasi kanë kundërshtuar rotacionin, lajmëroi Radio Serbia.

Policia e Kosovës pati sqaruar se rotacioni i komandantëve të stacioneve policore në veri është urdhëruar për shkak të arritjes së rezultateve më të mira, ndërsa qytetarët e nacionalitet serb nuk besojnë në këto sqarime. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment