Serbët djegin flamurin e NATO-s.

Qindra nacionalistë serbë kanë djegur flamurin e NATO-së në Beograd, në shenjë kundërshtimi për një konferencë që po mbahet e Aleancës Veriatlantike. Rreth 200 nacionalistë serbë kanë bërë thirrje anti perëndim dhe kundër politikanëve serbë, para zyrës së Presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Ata po kundërshtojnë konferencën dhe NATO-në për shkak të bombardimeve në vitin 1999 në luftën e Kosovës. Të dielën, policia serbe arrestoi disa të rinj, ndërsa nuk është njoftuar për ndonjë të lënduar.







(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment