Selena Gomez testohet për presionin e gjakut.

Selena Gomez nxitoi për në spital natën e së enjtes pasi u ankua për dhimbje të forta koke dhe të përziera, dhe kur u rikthye të shtunën ajo dukej shumë e lodhur.
Aktorja 18-vjeçare dukej me një pamje të dobët, ndërsa është fotografuar duke hyrë në spital, në Burbank, Kaliforni, e veshur me ngjyrë gri. Në fotot e Selenës, të realizuara jashtë spitalit, mund të viheshin re dy fasho në kyçet e duarve të saj, që do të thotë se aktorja është testuar për çështjet e tensionit të gjakut, raportohet nga TMZ.

Ylli i The Wizards of Waverly Place, ishte dërguar në spital natën e së enjtes pas një interviste në një televizion të SHBA-së. Zëdhënësi i saj kishte thënë për Mailonline se aktorja 18-vjeçare kishte dhimbje të forta koke dhe të përziera.

Selena i është nënshtruar një numri të madh testesh, dhe sëmundja e saj akoma nuk është bërë e ditur. Ka pasur disa raporte se ajo ishte helmuar nga ushqimi, megjithatë një zëdhënës për yllin nuk mund të arrihej ditën e sotme.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment