Sanchez tek Barcelona për 30 milion euro

Sanchez do t′i japë lamtumirën Serisë A për të vazhduar karrierën te Barcelona. Sipas gazetës spanjolle "El Mundo Deportivo", akordi ndërmjet klubit "katalanas" dhe sulmuesit të Udinezes praktikisht është arritur.

E përditshmja theksonte se prej dy ditëve, agjentet e Kilianit ndodhen në Katalunjë për të negociuar me drejtuesit e klubit kampion të Europës.

Sipas "El Mundo Deportivo", Barcelona ka fituar duelin me Interin dhe Juventusin, pasi do t′i paguajë Udinezes 30 milionë euro dhe do të huazojë vetëm për një vit të rinjtë Tiago Alkantara dhe Xheffren. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment