Sanchez: Dua të dëshmoj se jam top lojtar

Shënjestra e Barcelonës, Alexis Sanchez ka folur mbi dëshirën e tij të dëshmohet si top lojtar, pasi raportet vazhdojnë ta lidhin atë me një largim nga Udine.


22-vjeçari është cituar të ketë thënë për Sport: “ Jam i lumtur tek Udinese, por kam një dëshirë flakëruese për t’u dëshmuar se jam top lojtar”.

Sanchez distancoi vetveten e tij nga spekulimet rreth një largimi dhe ka bërë të qartë se klubi vendos mbi të ardhmen e tij.

“Çdo gjë që i përket transferimeve i përket Udineses, bazuar në atë çfarë ata duan dhe ofertat që vijnë. Jam personi i fundit për t’u pyetur mbi këto gjëra”.

Foto: Sanchez, Udinese 

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment