Samir Ujkani afër kalimit në Sampdoria

Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, është në kërkim nga skuadra italiane Sampdoria.
Pas një sezoni shumë të keq me portierë, drejtori sportiv i ekipit nga Gjenova Paskuale Sensibile ka shprehur interesimin që të sjellë në radhët e Sampdorisë një portier të sigurt dhe emri kryesor në listën e tij është Samir Ujkani.
Sensibile e njeh mirë Ujkanin, për shkak se luan me Novarën, ndërkohë që mosha e re paraqet një plus të madh.
Ndërkohë që trajneri Xhanluka Atzori pëlqen më shumë Puxhonin, që mbron portën e Rexhinës, por kjo e fundit nuk duket e gatshme ta shesë portierin e vet, pasi që ai ka rinovuar kontratën një vit më parë.
Kësisoj, emri kryesor në listën e drejtuesve të klubit italian është ai i kosovarit Samir Ujkani. Duke parë këtë, edhe Atzori është shprehur i kënaqur nëse arrihet pajtimi.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment