Sa shpejtë eksitoheni?

Disave nga ne u dridhen gjunjët dhe fillojnë të djersiten që në momentin kur shohin një pjesë lakuriqe të trupit, derisa të tjerëve u duhet më shumë se kaq. Në cilin grup bëni pjesë?

Studimet e fundit të realizuara nga Instituti Kinsey (i njohur për hulumtimet në lidhje me seksin, gjininë dhe reproduktimin) kanë treguar se faktorët e shumtë që ndikojnë që dikush të eksitohet shumë shpejtë mund të grumbullohen në tre grupe faktorësh të përbashkët, ngatë cilët vetëm njëri i përket eksitimit seksual (nxitjen), ndërsa dy faktorët tjerë kanë të bëjnë me inhibimin (frenimin).

Njerëzit dallohen si pasojë e shprehjes së këtyre dimensioneve, ndërsa kombinimi i përbashkët i tyre do të ndikojë në atë nëse do të eksitoheni që nga shikimi i një skene pornografike ose një trup joshës, apo ju duhet përqendrim më i madh dhe fantazi dhe kushte të tjera që të maksimalizoni përvojën tuaj seksuale.

Meqenëse këta faktorë janë të pavarur, ekzistojnë njerëz të cilët shumë lehtë ndizen, por edhe shuhen shpejtë, por edhe të atillë që lehtë eksitohen dhe pastaj asgjë nuk mund t’i ndalë. Po ashtu, ekzistojnë njerëz që vështirë nxehen, por si të fillojnë nuk ndalen më, por edhe të tillë që vështirë nxehen, ndërsa shpejtë u humb interesimi.

Faktorin e parë të inhibimit sekual, ekspertët e kanë quajtur “frikë nga mossuksesi seksual”- ai përfshin, p.sh. preokupimin për ta kënaqur partnerin, gjë që ndikon negativisht në dëshirën tuaj. Faktorin e dytë të inhibimit seksual e kanë quajtur “frikë nga pasojat”- që përfshin, p.sh. shqetësimin se seksi do të rezultojë me dhimbje ose me shtatzëni të padëshiruar.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment