Rusia: Gedafi është gati të negociojë me NATO-n

Kreu rus i Federatës Botërore të Shahut, tha të martën, pasi luajti shah me Muamar Gedafin, se udhëheqësi libian është i hapur për bisedimet me NATO-n dhe rebelët e vendit. Kirsan Ilyumzhinov tha se Gedafi i kishte thënë se ishte i gatshëm që të fillojnë menjëherë bisedimet e paqes sapo NATO-ja të ndalojë sulmet ajrore, por ndërkombëtarët kërkojnë që ai të largohet. Rusia është bashkuar me Perëndimin, duke i bërë thirrje udhëheqësit libian të japë dorëheqjen; këshilltari i çështjeve të jashtme të Kremlinit, Sergei Prikhodko, tha se Ilyumzhinov e kishte shprehur qëndrimin zyrtar të Moskës gjatë takimit të tij të dielën me Gedafin, në Tripoli. Ndërkohë NATO po vazhdon sulmet e saj afër rezidencës së liderit libian, por edhe luftën me rebelët. Dje u vranë 21 kryengritës në luftën pranë Misratës, ku rebelët arritën avantazh territorial.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment