Rusi-BE diskutime mbi importin e perimeve

Në qytetin Nizhny Novgorod po mbahet samiti mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë ndalimi i importeve të perimeve të Bashkimit Evropian nga ana e Rusisë.

Javën e kaluar Rusia ndaloi importimin e perimeve të freskëta nga 27 vendet anëtare si reagim ndaj shpërthimit të bakterit vdekjeprurës të E. Coli, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen e 27 personave, kryesisht në Gjermani.

BE ka kundërshtuar ndalesën, për të cilën zyrtarët thonë se nuk ka bazë shkencore dhe se mund të bie ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, të cilës Rusia po kërkon t`i bashkohet.

Në samitin dy ditor janë të pranishëm presidenti rus Dimitri Mevdedev, presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe presidenti i BE-së, Herman von Rompej. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment