Rrjeti i SONY sulmohet sërish nga hakerat.

Një grup hakerash kanë sulmuat rrjetin e SONY duke vjedhur rreth 1 milion pasuordë, adresa e-mail dhe informacione të tjera. Kjo është hera e dytë që sulmohet SONY, pas herës së parë ky ju desh të kërkonte falje pasi “PlayStation Network” u sulmua dhe hakerat morën të dhënat e më shumë se 77 milionë përdoruesve.

Pretendohet se pas këtij sulmi mund të jetë edhe kompania Sony Music Japoni, duke qenë se sulmi erdhi vetëm 24 orë pasi “PlayStation Network” njoftoi se do të rikthehet në tregun e SHBA-së dhe Evropës plotësisht, duke theksuar se tashmë vinte në treg më një sistem sigurie më të përforcuar.
Sulmi i parë është konsideruar si më i madhi në historinë e internetit, duke çuar në mbylljen e “PlayStation Network” dhe shërbimeve të tjera të kompanisë për gati një muaj.
Dëmi financiar është i madh psi kompania ka llogaritur një dëm prej 170 milionë dollarësh.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment