Rozana e Shkurta do të takohen në gjyq

Këngëtaret e njohura shqiptare Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta do të takohen në gjyq, pasi që prokuroria në mbyllje të fazës hetimore ka arritur të provojë me anë të dëshmive dhe provave të tjera materiale, se e pandehura Rezarta e ka rrahur Rozanën.
Për të provuar këto akuza ndaj Shkurtës, prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka siguruar ndër të tjera edhe dëshmitë e këngëtarëve Valbona Mema dhe Sinan Hoxha, transmetojnë mediat shqiptare.
Zënka mes dy këngëtareve ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, në afërsi të Liqenit Artificial. Si pasojë e përleshjes fizike, Rozana ka pësuar dëmtime në fytyrë.
Këto dëmtime i kanë konstatuar edhe dëshmitarët Mema dhe Hoxha, të cilët kanë pasur kontakt me të dëmtuarën Radi. Kjo e fundit, me shenja në fytyrë ka takuar dy kolegët Mema dhe Hoxha, duke i rrëfyer dëmtimet që kishte marr nga të goditurat e Shkurtës.
Gjithashtu, para gjykatës Shkurta do të përballet edhe me dëshminë e të fejuarit të saj, Ermal Hoxha.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment