Rosita, lopa që prodhon qumësht njerëzor

Në Argjentinë ka lindur Rosita, lopa e parë që do të prodhojë qumësht të ngjashëm me atë të njeriut.
Lajmin e ka bërë të ditur National Institute of Agrobusiness Technology.

Qumështi është fuqizuar duke futur në ADN-në e lopës gene që prodhojnë lactoferrin, një proteinë që përforcon sistemin humanitar dhe lizozimë, një tjetër substancë antibakteriale që nuk gjendet në qumështin e prodhuar në mënyrë natyrale nga kafsha.

Rosita ka ardhur në jetë më 6 prill me një lindje me operacion pasi peshonte 45 kilogramë, dyfishi i një ekzemplari normal.

Edhe pse kërkuesit e universitetit të San Martin pohonin se ky ishte rasti i parë i këtij lloji në botë, në realitet edhe nga Kina ka ardhur një lajmërim i tillë disa ditë më parë.

Shkencëtarët e China’s Agricultural University të Pekinit kanë pohuar se kanë një tufë të tërë prej 300 lopësh që prodhojnë qumësht të ngjashëm me atë njerëzor të cilit po i testohen karakteristikat.


(top channel)

No comments:

Post a Comment