Rooney: Messi-Xavi-Iniesta janë të paarritshëm

 
Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares Angleze, theksoi se tre lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, luajnë futboll në mënyrë perfekte.

Edhe pse anglezi është i trishtuar për humbjen e skuadrës së tij 3-1 ndaj katalanasve në finalen e Ligës së Kampioneve, ka vetëm fjalë të mira për treshen shtatshkurtër.

"Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit. Gjërat që ka bërë këto 3 vitet e fundit janë të pabesueshme dhe vështirë se mund t′i shohim sërish", tha Rooney për The Sun. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment