Ronaldo mund të rikthehet në Angli

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i gatshëm të pranojë një kalim në angli por jo tek United por te Manchester City në rast se sheikët i ofrojnë kontratë të vlefshme prej 400 mijë eurosh në javë.

"The Sun" shkruan se sulmuesi portugez është duke u thënë miqve se po kërkohet nga Sheikh Al-Mansour i Manchester City.

Ronaldo u ka thënë njerëzve të tij të afërt që dikush prej familjes së sheikëve ka kontaktuar me të joformalisht duke i ofruar një kontratë marramendëse.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment