Rogge: Duhet kohë për anëtarësim në IOC

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) që një kohë të gjatë po vazhdon përpjekjet për anëtarësim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por pa sjellë ndonjë rezultat pozitiv në këtë drejtim.

Për këtë punë, disa fjalë i ka thënë edhe numri një i IOC’së, Jacques Rogge, i cili në një intervistë për agjencinë ‘Presheva Jonë’ thotë se Kosova duhet të kalojë gjysmën e numrit të njohjeve nga vendet botërore, anëtare të Kombeve të Bashkuara, që të synojë anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Kosova duhet të presë edhe pak. Nëse kemi parasysh futbollin apo boksierët dhe disiplina të ndryshme të sportit kosovar, të cilët janë të shkëlqyeshëm, që ata po dëshmohen edhe në vendet e ndryshme botërore. Ne kemi dëshirë që Kosova nga sot ta pranojmë në gjirin tonë”, ka thënë ai.

“Por, për një anëtarësim në IOC janë disa rregulla dhe kritere që edhe Kosova, sikur të gjitha vendet botërore, duhet t’i nënshtrohet, për çka Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të vendosë përmes shumicës së votimit. Prandaj, Kosova duhet të kalojë bile gjysmën e numrit të njohjeve nga vendet botërore, anëtare të Kombeve të Bashkuara, që nesër të ketë sukses për anëtarësimin e saj në IOC”, ka shtuar Rogge.

Për t’u anëtarësuar në IOC, përveçqë duhet të jesh anëtare e OKB’së, duhet t’i kesh edhe pesë federata olimpike të pranuara ndërkombëtarisht. Kosova për momentin i ka vetëm tri federata olimpike të njohura ndërkombëtarisht.
(gazetaexpress.com)

 
 

No comments:

Post a Comment