Roboti që mban valixhet e klientëve

Problemi i dhënies bakshish shërbëtorit të hotelit mund të marrë fund së shpejti. Një hotel i hapur kohët e fundit në Nju Jork ka një robot, i cili kujdeset për valixhet e klientëve. Mund të mos ofrojë një prekje personale, por efikasiteti i tij me siguri të lë përshtypje.

Krahu robotik 6 metra në hyrje të Hotelit Yotel i vendos automatikisht valixhet në dollapët me kyç për klientët që duan të shëtisin nëpër Nju Jork.

Dhomat e hotelit, që janë të lokalizuara në Rrugën 42 dhe në Tenth Avenue, janë të vogla në mënyrë që ata të ndjehen rehat. Sigurisht që nuk ka hapësirë për një frigorifer apo minibar.

Shefi i Yotel-it Gerard Greene kërkon klientë që janë të rinj në zemër dhe e konsideron biznesin e tij iPod-in e industrisë së hoteleve.

Yotel hapi hotelet e para në 2007 në aeroportet Heathrow dhe Gatwick të Londrës, pasuar nga një tjetër në aeroportin e Amsterdamit.

(albeu.com)




No comments:

Post a Comment