Robinho: Nuk do të lind ‘Pele i ri’

Sulmuesi i Milanit, Robinho ka thënë se Neymar nuk është ‘Pele i ri’, ashtu siç ka filluar të quhet nga mediat pas formës fantastike që është duke treguar me klubin e tij, Santos.


“Pele është mbret i futbollit. Çdo lojtar i ri, lojtar i zi i cili ka luajtur te Santos është quajtur Pele, por njerëzit duhet të dallojnë sesa më ndryshe është kjo pasi Pele ishte një mit”.

“Ende nuk ka pasur asnjë i përafërt me Pele dhe as që do të jetë ndonjëherë. Pele i ri nuk do të lind më”.

“Çdo lojtar dëshiron të bën histori ndërsa Neymar është duke e bërë atë shumë mirë. Në një kohë të shkurtër si futbollist profesional ai ka fituar shumë tituj të rëndësishëm me Santos”, tha Robinho për Globoesporte.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment