Rinumërimi, Wollfarth mbështet vendimin e Kolegjit

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rinumërimin e të gjitha fletëve të kontestuara është cilësuar si i drejtë nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth. Ambasadori Wollfarth theksoi se vendimi i Kolegjit është mjaft i mirë pasi sipas tij do të trajtohen njëlloj të gjitha fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

Nga qyteti i Korçës Wollfarth tha se ky vendim do të rishqyrtonte në mënyrë të barabartë të votave për të dy kandidatët si dhe do t`i shqyrtonte në mënyrë të njëtrajtshme të gjitha votat e qytetarëve për të parë vendimin e tyre.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Kolegji Zgjedhor mori vendimin në të cilin urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara në të gjitha kutitë e votimit, për kryetarin e bashkisë, këshillin e bashkisë por edhe të minibashkive. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment