Rikuperon MacBook-un e vjedhur nëpërmjet medias sociale

 
Policia e Oakland përdori fotot e ofruara nga një program kompjuterik në një MacBook për të rikuperuar laptopin e vjedhur. Sipas BBC, MacBook-u i Joshua Kaufman ishte vjedhur në mars kur një hajdut hyri në shtëpinë e tij.

Kaufman menjëherë raportoi vjedhjen në polici dhe gjithashtu i njoftoi se kishte instaluar programin "spiun" në laptopin e tij, por policia nuk arriti të marrë ndonjë veprim.

Kaufman më pas krijoi një faqe interneti të quajtur "thisguyhasmymacbook" në Thumbrl dhe postoi në të informacionin e marrë nga programi i quajtur "Hidden".

Fotot e postuara nga Kaufman tregonin një person, të identifikuar më vonë si Muthanna Aldebashi. Policia e ndaloi atë pasi mësoi se për cilën kompani punonte, duke përdorur e-mailin e tij.

Policia ishte detyruar të merrte masa, pasi blogu i Kaufman tërhoqi vëmendjen e mediave amerikane.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment