Rikthehet Red Hot Chili Peppers

Grupi Red Hot Chili Peppers tashmë edhe zyrtarisht është rikthyer – ata kanë zbuluar datën e publikimit të albumit të tyre të parë pas pesë vitesh si edhe koncertet e planifikuara.

Albumi më i ri i grupit, “I'm With You”, është realizuar nga producenti Rick Rubin dhe do të del në shitje nëpër shitore dhe në internet që nga 30 gushti.

Këngëtari Anthony Kiedis, basisti Flea dhe bateristi Chad Smith do të bashkohen nga kitaristi Josh Klinghoffer në album dhe në koncertet e ardhshme.

Bendi pritet të performojë në Festivalin japonez Summer Sonic Festival në Osaka më 13 gusht dhe në Tokio më 14 gusht. Ata po ashtu do të jenë ndër bendet që do të pushtojnë skenën e Rock in Rio Festival në Rio de Janeiro, Brazil, më 24 shtator.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment