Redknapp: Yjet e mi nuk preken

Trajneri i Tottenhamit, Redknapp, ka mohuar spekulimet se yjet e skuadrës së tij si Luka Modric dhe Gareth Bale mund të largohen nga klubi gjatë kësaj merkatoje verore.

"Nuk mund të vendos çmim për një futbollist si Modric. Ai nuk është në shitje e njejta gjë vlen edhe për Bale. Ne duam të mbajmë futbollistët tanë më të mirë dhe nuk kemi ndërmend ti shesim ato", tha Redknapp për BBC.

Të dy lojtarët e Tottenham Hotspur, Modric dhe Bale kërkohen nga klube të mëdha evropiane, por Redknapp insiston se ata nuk janë në shitje.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment