Real-Aguero, gjithçka mund të ndodhë

Real Madridi mund të transferoj sulmuesin e Ateletico Madridit, Sergio Agueron në këtë merkato pasi vetë agjenti i lojtarit i ka dhënë sinjalin e parë se gjithçka mund të ndodhë në këtë shkëmbim.


Bruno Satin, i cili është përfaqësues i sulmuesit të Atletico Madridit, Agueros ka thënë se Reali mund ta transferojë argjentinasin për një shumë prej 45 milionë euro.

"Nëse Los Blancos vendosin të paguajnë 45 milionë euro për Agueron atëherë transferimi mund të bëhet pa ndonjë problem të madh", tha Satin Sportmediaset. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment