Rama: Gjendja është alarmante

Situata dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri është alarmante, kështu ka deklaruar të premten kreu i opozitës Edi Rama, duke shtuar se Kolegji me vendimin e padrejtë ka thelluar hendekun mes të vërtetës dhe të drejtës duke vepruar në mënyrë të padrejtë dhe duke shpërdoruar detyrën.

"Brukseli e shpreh qartë shqetësimin e vet. Odiseja e zgjedhjeve në Tiranë është një problem që lidhet me të nesërmen dhe të ardhmen e vendit", u shpreh Rama.

Rama theksoi se kjo është një kambanë alarmi pasi gjërat sipas tij nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

"Pozicioni i KE-së do të varet se si procesi zgjedhor do të përfundojë. Për kë ka veshë të dëgjojë kjo është një kambanë alarmi që lidhet me shqetësimin e madh që në momentin aktual gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur", tha Rama, duke iu referuar reagimit të një dite më parë të Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment