Qeveria shet dhe 6 miniera ari në Mirditë, shkak kriza ekonomike

Qeveria “Berisha” ka nisur të shesë dhe minierat ku ka rezerva ari të konsiderueshme për të shpëtuar nga rënia dhe gropa ekonomike. Lajmi i fundit vjen nga agjencia raporteve ekonomike “Marketwatch”, referuar një agjencie sipërmarrëse e njohur e quajtur “Tirex Resources”.

Kompania ka përzgjedhur si territor të preferuar për shfrytëzim mineral pikërisht koncesionet në zonën e Mirditës, kryesisht për kërkime ari, për të cilat kryeministri shpreson se mund të shpëtojë gropën e zezë ekonomike që e ka përfshirë. Por nga ana tjetër Ministria e Ekonomisë dhe vetë kryeministria nuk kanë njoftuar për transparencë në lidhje me këtë koncesion. Vetë kompania konfirmoi se ka marrë lejen e Ministrisë së Ekonomisë për kërkime të arit dhe zinkut në këtë territor. “Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi marrë garancinë dhe lejen nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë në Shqipëri për koncesionet dhe kërkimet në 6 prej minierave në zonën e Mirditës në minerale, kryesisht zink dhe ar.

Janë zonat e Tuc, Qaf Bari, Paluca, Fushë Arrës, Gurthi-Koshaj, Letitna, ku do fokusohen kërkimet, të njohura dhe si zona historike për minerale, për depozitat që kanë apo pasuritë që përmbajnë”, njoftoi kompania “Tirex resources”. Kompania mësohet se prej 4 vitesh kishte nisur kërkime shkencore në këtë zonë të Shqipërisë, e interesuar kryesisht për arin në depozita. Firma njoftoi për zhvillim dhe punësim të zonës, por jo për kushtet e koncesionit dhe përfitimin që do të ketë qeveria në këtë rast, ndërsa garantohet siguria, ambienti dhe të tjera si këto.

Të bie në sy shprehja e vetë kompanisë për agjencinë e lajmeve; “Tirex po planifikon të nisë menjëherë kërkimet dhe aktivitetin për nxjerrje minerali në zonë nëpërmjet prodhimit, për shkak të emergjencës ekonomike që ka Shqipëria. Përmendim këtu taksën 10 për qind të korporatave dhe atë personale, anëtarësisë në NATO, apo si kandidate e BE-së, ndërsa vendi është një demokraci parlamentare”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

(gazetatema.net)





No comments:

Post a Comment