Qeveria nis rrafshimin e ndërtimeve në Gjirin e Lalzit, banorët kundër

Qeveria nis rrafshimin e ndërtimeve në Gjirin e Lazlit për t’i lënë vendin investimit austriak për ngritjen e një resorti pas vitesh konflikti me banorët që pretendojnë pronësinë e rregullt.

Ditën e sotme Inspektoriati Ndërtimor i Urbanistikës njoftoi shembjen me mjete të rënda të disa ndërtimeve pa leje dhe banesave, ndërsa nuk u raportuan incidente. Prej disa muajsh dy kompani të huaja të ndërmjetësuara nga qeveria blenë truallin në bregdet me qëllim ndërtimin e një kompleksi bashkëkohor dhe modern. Banorët e zonës pretenduan pronësinë e trojeve, por qeveria i quajti të paligjshme ashtu sikurse në Hamallaj.

Ende nuk dihet se çfarë fshihet pas këtij vendimi të ekzekutivit dhe autoriteteve, por prej vitesh shumë nga banorët kanë denoncuar ndërhyrjen qeveritare dhe të afërmve të kryeministrit që kanë marrë vila e sipërfaqe toke në mënyrë abuzive në këtë zonë. Shumë prej familjeve që pretendojnë dokumente pronësie enden nëpër dyert e gjyqeve për të fituar drejtësinë.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment