Qeveria me embargo

Kosova ka tashmë një qeveri të madhe, e cila për nga numri i ministrive, posteve të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave ua kalon vendeve tjera të rajonit e të BE-së. Kosova ka një qeveri, e cila ka krijuar nga dy-tri vende pune për një vend pune.

Disa e kanë cilësuar këtë si “rehabilitim të kontributdhënësve” të partive në pushtet, shkruan Zëri. E të tjerë e kanë cilësuar si pjesë të interesave të dy liderëve të partive në pushtet, që në njëfarë mënyrë duket të jetë afërsisht e njëjta gjë. Deklarativisht, qeveria thotë se është transparente..., se ka raporte të mira me mediat, me opinionin, me parlamentin.

Por, kjo qeveri ende nuk ka një zëdhënës. Për katër muaj pune, kreu i saj Thaçi arriti të krijojë poste të dyfishta për politikën e jashtme, për shëndetësinë, e për shumë resorë tjerë. Ai ndau ministritë në dysh që të prodhojë ministri të reja apo edhe i formoi nga fillimi.

Megjithatë, ende nuk i doli kohë që të zgjedhë një zëdhënës besnik, i cili do të raportonte për punën e qeverisë. Alternativa për gazetarët në këtë rreth transparent mbeten kontaktet me ministrat (që shpesh është e pamundur të kontaktohen), pastaj zëvendësministrat, të cilët thonë thirrni ministrat. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment